Rreth Bolt Shpk

Bolt shpk është një kompani që operon në tregun e dizenjimit dhe prodhimit të produkteve të arredimit prej afro 10 vjetësh, duke përfshin: arredimin e apartamenteve, vilave, hoteleve , bareve , restoranteve, zyrave institucioneve arsimore etj.
Bolt shpk ka më shumë se 5 vjet, që tregton dhe produkte outdoor, për të plotësuar kërkesën gjithnjë në rritje të instititucioneve dhe shoqatave të ndryshm, për këto produkte në organizimin e aktiviteteve të tyre.
Në lidhje me keto produkte Bolt shpk është në hapat e fundit për sigurimin e ekskluzivitetit nga kompani LIDER evropiane si KONG SPA , CAMP Italy ,DMM Engineering International Ltd që operojnë për produktet outdoor.
Forca jonë për të ecur përpara qëndron në kombinimin e një stafi të kualifikuar me makineri të teknologjisë së lartë.
Ne i ofrojmë klienteve tanë mundësinë për të zgjedhur produktet e tyre me kosto të ulet dhe garantimin e cilesisë.
Stafi ynë është gjithmonë i gatshëm tju ndihmoje dhe tju japë ide dhe zgjidhje të përshtatura në ambjentet tuaja me anë të paraqitjeve 3D. Ne ju ofrojmë studimin dhe përpunimin e ambjentit tuaj në mënyrë që të keni shtëpinë tuaj sic e ëndërroni.

Prodhimet tona janë bazuar në krijimin e modeleve të reja bashkëkohore, përzgjedhjen e lëndëve të para : aksesorëve, tekstileve dhe lendës drurësore.
Të gjitha produktet tona janë të certifikuara sipas standarteve UNI EN ISO 9001-2015 dhe 14001-2004,ISO 18001: 2007 CERTIFIKIM nga institucione ndërkombëtare të akredituara.